Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Impianti i ujërave të zeza në Korçë, Berisha: Suksesi i alternativës sonë është i faktuar

Berisha-ndryshimi

KORCE- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar per vijim te investimeve mandatin e ardhshem ne sherbim te permiresimit te jetes se qytetareve.

Gjate fjales se tij ne inaugurimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza në Korçë, Berisha premtoi se do te behet gjithcka per zhvillimin, investimet infrastrukturore, lehtesim te biznesit dhe krijimin e vendeve te punes.

“Nje gje eshte e sigurte, alternativa jone ka perpare veshtiresi e sfida, por ajo ka sukses dhe kjo eshte e faktuar”- tha Berisha.

Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Korçë është një investim me vlerë 37,5 milionë euro, për shtrimin e afro 80 km tubacione kanalizimesh për impiantin e trajtimit të ujit të ndotur, me kapacitet që t’i shërbejë 105,000 banorëve.

Impianti është me trajtim biologjik me sistem të ajruar, metodë kjo që dallohet për efikasitetin e lartë në largimin e ndotjes dhe lëndës së ngurtë pezull. Ky trajtimi ka dy avantazhe, harxhim të ulët të energjisë dhe kosto e ulët e operimit dhe mirëmbajtjes.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :