Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Imami pret Xhaferrin: Mështetje Maqedonisë për në NATO

Arben-Imami-Deklarate

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka garantuar homologun e tij maqedonas Xhaferri per mbeshtetjen qe Shqiperia i jep Maqedonise per anetaresimin ne NATO.

“Cështja më e rëndësishme për të cilin biseduam është ajo e integrimit të Maqedonisë dhe gjithë rajonit në NATO, ne mbajmë qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhet vend anëtar, shpresojmë të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë çështja e emrit”, tha Imami.

Sipas tij, mes tyre u diskutua edhe për vijimin e dialogut me Kosovën, per te cilin Shkupi e Tirana i japin mbështetje Kosovës për pjesëmarrje në iniciativa dhe aktivitete rajonale.

Imami theksoi me tej se pritet që me Maqedoninë të ketë bashkëpunim për sa i përket një iniciative rajonale për mbrojtjen raketore si edhe koordinim dhe ndërveprim të emergjencave civile në raste fatkeqësish, si bora, tërmetet, etj.

“Ne çmojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, çështja e emrit është pengesa e fundit ndaj Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s. Ne vazhdojmë të punojmë për të mbajtur standardet e arritura dhe për t’i zhvilluar më tej. Ne të gatshëm të jemi pjesë e kontributit të ISAF e më tej”, tha Xhaferri.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :