Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Imami në ikje, firmos 47 emërime me një shkresë

IMAMI-DEMONTIMI-06_tn_11Listës së gjatë të shitjes së pronave, tjetërsimit të objekteve në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes të firmosura nga ministri Arben Imami në ikje, i shtohet dhe një listë e gjatë emërimesh në detyrë të dhjetëra kuadrove.

Vetëm me një firmë, pak ditë para largimit nga detyra, Imami ka firmosur ngritjen në përgjegjësi të 47 ushtarakëve.
Burime për ‘Dita’ në Ministrinë e Mbrojtjes pohojnë se ky nxitim i Imamit, me përjashtim të disa rasteve të motivuara, në jo pak raste emërimet e reja në detyrë janë bërë si shpërblim për njerëz të aftë, apo dhe të tjerë që janë angazhuar me urdhër në fushatën e fundit elektorale në favor të së djathtës që po largohet nga pushteti. Kjo listë pason një listë tjetër ndëshkimi (73 ushtarakë të nxjerrë në lirim) të firmosur nga Imami pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Është një nga rastet pa precedent, i vetmi në praktikën e kësaj ministrie gjatë 23 viteve të fundit që ministri në ikje, firmos dhjetëra urdhra për gradime (shpërblime) apo shitje e tjetërsim prone, në kundërshtim me praktikat e ligjet në fuqi, me qëllime përfitimi”,

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :