Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Imami i flet anglisht homologut shqiptar nga Maqedonia

615-300x199

Gjatë takimit të zhvilluar me homologun e tij maqedonas, shqiptarin Talat Xhaferri, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami filloi të flasë në gjuhën angleze.

Me të mbaruar fjalën e tij zoti Imami, homologu maqedonas, Talat Xhaferri ju drejtua duke i thënë: “A mund të flas shqip”.

Gjatë konferencës për mediat, ministri Imami u shpreh se Shqipëria do të japë mbështetje të palëkundur ndaj Maqedonisë që ajo të anëtarësohet në NATO.

“Çështja më e rëndësishme për të cilën biseduam është ajo e integrimit të Maqedonisë dhe të gjithë rajonit në NATO. Ne mbajmë qëndrim të palëkundur që Maqedonia duhet të jetë dhe mund të bëhej vend anëtar, shpresojmë të gjejë zgjidhje sa më të shpejtë çështja e emrit”, u shpreh Imami.

Ndërsa ministri Xhaferri vlerësoi mbështetjen e dhënë deri më tani nga Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Ne çmojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë, çështja e  emrit është pengesa e fundit e Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s. Ne vazhdojmë të punojmë për të mbajtur standardet e arritura dhe për t’i zhvilluar më tej”,theksoi Xhaferri në shqip

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :