Është grabitur një shumë e madhe parash në një banesë të një biznesmeni në Fushë-Krujë. Kjo ka ndodhur 2 orë më parë. Sipas familjarëve shuma e parave të vjedhura është 100 mijë euro. Banesa ishte e biznesmenit Edmond Tema, sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Sipas policisë në momentin e grabitjes në shtëpi ka qenë vetëm bashkëshortja e Temës. Denoncimin në polici e ka bërë vetë biznesmeni, i cili ishte njoftuar nga bashkëshortja se valixhja me paratë ishte zhdukur në orët e mëngjesit.
Aktualisht po vijojnë kërkimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e provave.