Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

HRW: BE t’i heqë Hungarisë të drejtën e votës

Human

Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të marrë hapa për të pezulluar të drejtat e Hungarisë për votë, pas ndryshimeve kushtetuese që janë përcjellë me kritika të forta. Në një raport me 29 faqe të publikuar dje, Human Rights Watch argumenton se ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Hungarisë, si dhe masa të tjera ligjore po minojnë pavarësinë e gjyqësorit, të drejtat e medias dhe të drejtat e të pastrehëve. Parlamenti i Hungarisë miratoi amendamentin kushtetues në mars, duke ndezur protesta popullore dhe shqetësim në radhët e qeverive të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë si dhe Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Përveç kufizimeve mbi të drejtat bazë, studiuesja për Evropën Lindore pranë organizatës Human Rights Watch, Lydia Gall, argumenton se masat e reja bien ndesh me parimet bazë të Bashkimit Europian, ku Hungaria u përfshi në vitin 2004. Zyra hungareze e shtypit pranë Bashkimit Evropian nuk pranoi të bënte komente lidhur me raportin e organizatës Human Rights Watch. Por, Budapesti zyrtar ka argumentuar më parë se Kushtetuta e vendit kishte nevojë për ndryshime.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :