Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Hollande: Kriza për shkatërron BE-në

HOLLANDE-PER-EUROPEN-17_2

Për presidentin e Francës, Francois Hollande, recesioni po kërcënon tani edhe vetë identitetin e Europes. Kriza financiare eshte vene nen kontroll dhe duket vertet se e kemi lene pas, tha shefi i Eliziese gjate nje konference shtypi ne Paris.

Por ajo qe po godet kontinentin e vjeter shtoi ai eshte nje recesion i shkaktuar nga politikat e masave te rrepta antikrize.

“Nëse Europa nuk ecen perpara, ajo do te shembet ose edhe te fshihet fare nga harta e botes. Detyra ime eshte ta nxjerre Europen nga letargjia e saj”, tha Hollande.

Komentet therëse të Hollande erdhen pak pas publikimit te te dhenave qe treguan se Franca ka rreshqitur serish ne recesion. Presidenti francez u shpreh se do te kembengule ne krijimin e nje qeverie ekonomike te Eurozones me nje kryetar real dhe mbledhje mujore kabineti. Nje ekzekutiv i tille sipas Hollande do te synoje harmonizimin e taksave europiane dhe reciprocitetin e borxhit te jashtem, nje hap qe sipas eksperteve do te kerkonte ndryshimin e traktatit te BE-se.

Gjermania mendon se blloku nuk eshte i gatshem te institucionalizoje ndarjen e barres se borxhit dhe bashke me vendet e tjera me te pasura, ngurron te ofroje me shume dorezani nga parate e taksa-paguesve per anetaret ne telashe te Eurozones. Kritiket mendojne se Francois Hollande ka qene teper i ngadalte ne menaxhimin e krizes se papunesise ne vend dhe sondazhet e opinionit tregojne renie te ndjeshme te popullaritetit te tij nje vit pas marrjes se postit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :