Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

HEC-i i Banjës, Berisha: Moment historik. Zërat për rritje taksash, zëra të thatë në shkretëtirë

Berisha-ndryshimi

Kreu i qeverise, Sali Berisha ka inauguruar nisjen e punimeve parapergatitore per HEC-in e Banjes.

Duke folur ne ceremonine e zhvilluar per kete rast, Berisha e ka quajtur kete nje moment historik per vendin dhe shqiptaret.

Ai ka vleresuar kompanine qe do te merret me kete ndertim, e mirenjohur ne mbare boten per standardet e shkelqyera dhe sociale.

“Ajo zbarkon ne Gramsh e vendosur te beje historine ne kete vend me Kaskaden e Devollit, investimin me te madh ne historine e hidroenergjitikes se vendit”- tha Berisha.

Berisha ka theksuar se vepra që ndërtohet për disa vite do të jetë gjenerator punësimi të qytetarëve të Gramshit, Elbasanit, direkt e indirekt në funksion të kësaj vepre do të punësohen jo më pak se 5 mijë qytetarë.

Ai ka vleresuar kompanine qe merr persiper kete ndermarrje gjigande. “Shpreh mirënjohjen më të thellë, për qeverinë e mbretërisë së Norvegjisë, kryeministrit për inkurajimin dhe mbështetjen që i ka bërë kësaj kompanie duke dëshmuar së bashku me këtë kompani një besim të madh ndaj reformave të këtij vendi për një klimë sa më miqësore për biznesin, vullnetin për të ndihmuar shqiptarët në rrugën e tyre të zhvillimit e shndërrimit të vendit në vend të zhvilluar, garantojmë kompaninë se do bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj vepre të madhe, që përbën një kthesë madhore në historinë e energjetikës shqiptare, jemi të bindur se prania e saj në Shqipëri është ftesa më e shkëlqyer për kompanitë norvegjeze për të parë me interes të vecantë potencialet e investimeve te ne”- tha ai.

Berisha garantoi me tej se qeveria qe drejton do te vazhdoje te punoje per nje klime sa me miqesore me biznesin, duke theksuar prere se ‘zerat per rritje taksash do te mbeten zera te thate ne shkretetire”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :