Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Halimi: Nesër nis punën parlamenti më i kushtueshëm në demokraci. Këtë donin shqiptarët?

Eduard-Halimi_1Një ditë pas publikimit të një skandali në parlamentin shqiptar , Ministri në largim i Drejtësisë, Eduard Halimi shprehet se ky është parlamenti më i kushtueshëm në demokraci.

“Nesër mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Ky do të jetë parlamenti më i kushtueshëm në gjithë historinë e demokracisë. U votua për 140 deputetë, por do të paguhen 160, sepse kryetari i PS donte të kishte dhe 20 të tjerë plus, duke shtuar ministrat. Një deputet i kushton shqiptarëve jo më pak se 2 milionë lekë në muaj, 24 milionë në vit (25.000 dollarë) dhe në 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetëm nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit të PS parlamenti do të kushtojë 2 milionë USD më shumë.
Shpenzimet e kësaj qeverie nuk përfundojnë me kaq; Plot 5 ministri më shumë, të cilat sigurisht ata që votuan nuk i dinin në 23 qershor. Nuk do të shpenzohen paratë e Edi Ramës, por të shqiptarëve. Ai premtoi t’i pyeste për çdo vendim.
A janë dakord qytetarët shqiptarë që Rama të ketë një ministri të tërë për të komunikuar me parlamentin edhe pse e ka 10 m larg zyrës së tij?! Po që të ketë një ministër shteti, thuaj se këta 18 të tjerët nuk janë për shtetin. Tre ministra për kulturën, sportin e turizimin e tjera çudi të sforcuara nga uria për tortë.
Ky nuk është interes i qytetarëve dhe as ushtrimi pushtetit prej tyre, por një haraç i lartë, i tepërt, i panevojshëm, që duhet paguar për qeverinë më të madhe në histori dhe parlamentin më të shtrenjtë, në kohën kur të gjithë qeveritë e vendeve të zhvilluara po i shkurtojnë shpenzimet! Këtë donin shqiptarët?!!!” shkruan Halimi në FB

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :