Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Halimi me grosistet e ilaçeve

halim-kosva

Një dite pas raportit te Avokatit te Popullit për mungese medikamentesh, Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka thirrur ne takim grosistet e barnave. Kreu i shëndetësie kritikoi kompanitë farmaceutike për format korruptive qe kane përdorur për marrjen e tendarave nga Ministria e Shëndetësisë apo qendra spitalore. Sipas ministrit Kosova tashme do te marrin fund këto metodat abuzive ne dem te pacienteve. Kreu i shëndetësisë nuk nguroi te beje publike dyshimet e tij për futjen e barnave te falsifikuara ne Shqipëri. Ministri Kosova deklaroi para grosisteve te barnave se nëse nga verifikimet rezulton e vërtetë nuk do te ketë falje për asnjë kompani. Ndërkohë opozita nga ana e saj ka akuzuar qeverinë për pune te dobët ne sistemin shëndetësor. Duke iu referuar gjendjes  ne shërbimin e urgjencës,  deputetja socialiste, Klodiana Spahiu, deklaroi se jeta e pacienteve shqiptare sot  nuk është e sigurt. Partia Socialiste deklaron se pas 23 qershorit kur e majta te vije ne pushtet, sistemi shëndetësor do te ndryshoje tërësisht  ne favor te pacienteve.

 

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :