Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Greqi, thirrje “Heil Hitler” në parlament

parlament

ATHINE- Perjashtimi nga seanca e nje deputeti te Agimit te Arte u pasua me thirrje  “Heil Hitler” ne Parlamentin grek, por qe ende nuk saktesohet se prej kujt u leshuan.

Thirrje u degjuan nderkohe qe rojet po e nxirrnin deputetin e penalizuar nga salla. Mediat bejne me dije se dyshohet qe ato u lëshuan nga Kristos Papas, por Agimi i Artë pretendon se erdhën nga deputetët e partisë opozitare SYRIZA.

Incidenti erdhi pasi deputeti i Agimit të Artë, Panajotis Iliopulos injoroi paralajmërimit e kryetarit të parlamentit për të ndalur fyerjet ndaj liderit të SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe ndaj deputetit të kësaj partie, Janis Dragasakis.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :