Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Greqi, arrestohet shqiptari monstër: Përdhunoi vajzën e tij 16- vjeçare për 10 vjet me rradhë

Vajza-300x203

SELANIK- Një 36- vjeçar shqiptar, i cilit jetonte me familjen e tij në një fshat në periferi të Selanikut është arrestuar nga policia, pasi u zbulua se për më tepër se një dekadë kishte përdhunuar vajzën e tij, tashmë 16- vjeçare.

Mediat greke, e kanë cilësuar një përbindësh shqiptarin, i cili prej kohësh ishte i papunë dhe konsumues i rregullt i alkoolit. Ai kishte nisur te abuzonte me te bijen e tij te mitur qe ne moshen 6- vjeçare.

Historia tragjike në familjen shqiptare, u zbulua kur vajza tentoi të priste damarët, në përpjekje për ti dhënë fund vuajtjeve të gjithë këtyre viteve.

Ajo më pas ka deklaruar gjithçka në polici, ndërsa e ëma e saj është shprehur se nuk kishte kuptuar asgjë gjatë gjithë këtyre viteve. Aktet e turpshme sipas saj, mund të kenë ndodhur gjatë kohës që ajo nuk ka qenë e pranishme në shtëpi.

36- vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për përdhunim, joshjen e një të miture dhe incesti, të konsumuara në mënyrë të përsëritur.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :