Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Gates, njeriu më i pasur në botë

Bill-gatesi

Bill Gates është njeriu më i pasur i globit. Pavarësisht problemeve të Windows 8, “Indeksi i Miliarderëve” i Blumberg tregon se 57-vjeçari, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, është kryesues, duke zhvendosur nga vendi i parë meksikanin e telekomunikacionit, Karlos Slim. 

Kjo nuk ndodhte prej vitit 2007. Pasuria e Bill Gates vlerësohet për momentin në 72,7 miliardë dollarë, në rritje me 16% krahasuar me vitin e mëparshëm. Ndërsa pasuria e Karlos Slim ka pësuar një rënie prej 14%, si pasojë edhe e një ligji të Parlamentit meksikan.

Ligji, i mbështetur nga presidenti, Enrike Pena Nieto, u miratua muajin e kaluar dhe synon të copëtojë monopolin e kompanive telefonike, që kanë më shumë se 50% të tregut.

Amerika Movil, e kontrolluar nga Slim, ka 70% të përdoruesve të telefonisë së lëvizshme në Meksikë dhe 80% të telefonisë fikse. Ndërsa Gates ka përfituar nga aksionet e Microsoft-it, por edhe letrave me vlerë, që përfitoi përmes kompanisë “Cascade Investment LLC”.

Vetëm një e katërta, e pasurisë së manjatit amerikan, vjen nga Microsoft. Gates ka dhuruar 28 miliardë dollarë nga fondacioni “Bill dhe Melinda Gates”, i impenjuar në një spektër të gjerë të projekteve sociale, në të gjithë botën.

Në vendin e tretë renditet Warren Buffett, pas tij spanjolli Amanthio Ortega, europiani më i pasur. Themeluesit e “Google”, Larry Page dhe Sergey Brin po shohin një rritje të kompanisë së tyre dhe po kështu të klasifikimit, duke zënë vendet e 18 dhe 19 të listës së Blumbergut.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :