Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Francë, masa për të mbrojtur bebet

bebe-maternitet

Masa mbrojtjeje për bebet në një spital të Marsejës në Francë. Bëhet fjalë për byzylykë elektronikë të cilet do t’u vendosen foshnjave të sapolindura.

Ata janë të lidhur me një mikroçip që transmetojnë valët në një kompjuter qendror. Kjo bëhet në mënyrë që të gjithë të jenë të sigurt se fëmija është brenda zonës së maternitetit.

Nëse prindërit nuk janë dakord, atyre do t’u kërkohet të firmosin një shkresë ku vërtetojnë se e refuzojnë masën.

Janë rreth 50 spitalet në Francë që kanë marrë masa të tilla. Sipas autoriteteve franceze, një deri në dy fëmijë rrëmbehen cdo vit nga maternitetet e vendit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :