Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Fenomeni “Dritan Dajti”, shtyhet sërish gjyqi

download (2)

Vijon kalvari i shtyrjes së gjyqit ndaj Dritan Dajtit, mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë për nesër seancën e radhës.

Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan ta arrestonin të shumë kërkuarin.

Gjykata ka vendosur që seanca tjetër të zhvillohet nesër në mesditë, ndërsa janë caktuar edhe dy avokatët kryesisht Altin Gjata dhe Besmir Allushi.

Ndaj Dritan Dajtit në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk është zhvilluar asnjë seancë e rregullt gjyqësore. Prej 3 vitesh asnjë avokat nuk pranon ta mbrojë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm, i cili ka marrë epitetin “fenomeni Dritan Dajti

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :