Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Engel: Sytë te zgjedhjet në Shqipëri, statusi për BE bazohet në masë të madhe në mbarëvajtjen e tyre

engel-300x168

“Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje dhe do të vendos nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”.

Keshtu eshte shprehur Eliot Engel, ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, në nje intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ku mes te tjerash eshte pyetur edhe per procesin zgjedhor ne vendin tone.

Sipas tij, ketop zgjedhje do të kenë ndikim shumë shumë të madh dhe që të gjithë i kanë sytë andej.

Deklarata e plote

“Kishim një dëgjim javën e kaluar në Komitetin e Helsinkit për zgjedhjet në Shqipëri. Shpresoj që zgjedhjet të ecin mbarë dhe shpresoj që kushdo që fiton të jetë fitues dhe të mos ketë mashtrime. Shqipërinë, e cila sot është një anëtare krenare e NATO-s, isha shumë i lumtur ta shihja duke hyrë në NATO dhe do të doja ta shihja që të anëtarësohet edhe në BE.

Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojë këto zgjedhje dhe do të vendos nëse Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE, bazuar në masë të madhe në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Shpresoj që mosmarrëveshjet që ekzistojnë tani në Shqipëri në raport me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe mosmarrëveshjet tjera do të adresohen. Shpresoj që kushdo që fiton, të ketë një fitore që do të respektohet nga të gjithë.

Nuk mund t’i kemi konfrontimet që patëm para disa vjetësh, nuk mund të kemi një situatë në të cilën një parti politike nuk merr pjesë në kuvend, cilado parti politike qoftë ajo. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë pjesë në kuvend.

Shqipëria duhet ta dëshmojë se e meriton t’i bashkohet BE-së dhe zgjedhjet do të zënë një pjesë të madhe në gjykimin e BE-së për kandidaturën e Shqipërisë. Unë mendoj se Shqipëria duhet të jetë kandidate. Do të doja të shihja si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën, por për Shqipërinë këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe mbarë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :