Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Ekonomia franceze në reçesion

france-paris

Ekonomia franceze ka hyrë në reçesion pasi u kontraktua me 0.2 për qind në tremujorin e parë të vitit. Ekonomia u tkurr me të njëjtën kuotë të tremujorit të fundit të vitit 2012. 

Reçesion konsiderohet kur rritja ekonomike është negative për dy tremujorë rresht. Franca ka gjithashtu një rekord të papunësisë dhe rënie të biznesit dhe besimit të konsumatorit.

Më herët gjatë muajit, Komisioni Evropian paralajmëroi Francën se do të hynte në reçesion këtë vit dhe se ekonomia e eurozonës në tërësi do të tkurrej me 0.4 për qind.

Ndërkohë, janë publikuar edhe shifrat e rritjes së ekonomisë gjermane, të cilat tregojnë se është më e forta në eurozonë, me një rritje prej 0.1 për qind në tremujorin e parë të vitit.

Gjithësesi, rritja në fjalë ka qenë më e ulët se parashikimi prej 0.3 për qind i analistëve. Shifrat paraprake nga Zyra e Statistikave treguan se ekonomia gjermane është kontraktuar me 1.4 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se ky kontraktim ka të bëjë pjesërisht me motin e ashpër. “Ekonomia gjermane po i kthehet me ngadalë rritjes. Dimri me mot ekstrem luajti një rol kyç në rritjen e kësaj jave”, thuhet në komunikatë.

Në takimin e fundit të saj, Banka Qendrore Evropiane shkurtoi normat e interesit në një rekord historik, në përpjekje për të stimuluar rritjen.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :