Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Egjipti lejon alkoolin dhe bikinin

download (3)

Në një përpjekje për të ringjallur industrinë e turizmit, Egjipti thotë se është i hapur për vizitorët, të cilët pinë alkool dhe veshin kostume larjeje.

Ministri i Turizmit, Hisham Zaazou, duke folur në një konferencë shtypi në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se qeveria shpreson që të rrisë numrat turistikë për të paktën një të pestën në këtë vit, pas kryengritjes së Pranverës Arabe të vitit 2011, që shkaktoi për dy vjet trazira periodike dhe jostabilitet.

Zaazou ka hedhur poshtë komentet e grupeve radikale myslimane selefite, të cilët kanë bërë thirrje për ndalim të alkoolit dhe ndalim të veshjes së kostumeve të larjes nga ana e femrave.

“Bikinit janë të mirëpritur në Egjipt dhe pijet alkoolike ende shërbehen”, ka thënë ministri Zaazou.

Para kryengritjes, turizmi sillte fitime sa një e dhjeta e prodhimit ekonomik të Egjiptit, duke gjeneruar 12. 5 miliardë dollarë në vitin 2010.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :