Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Egjipt, konfiskohen të gjitha asetet dhe ndalohet aktiviteti i Vëllazërisë Myslimane

300px-View_from_Cairo_Tower_31march2007

KAJRO-Një gjykatë në Egjipt ka ndaluar sot të gjithë aktivitetet e Vëllazërisë Myslimane të ish-presidentit Mohammed Morsi. 

Gjykata gjithashtu urdhëroi konfiskimin e të gjitha aseteve të Vëllazërise Myslimane. Gjykatës administrative në Kajro i ishte kërkuar që të rishikonte statusin e Vëllazërisë Myslimane.

Presidenti Mohammed Morsi u rrëzua nga pushteti më 3 korrik pas protestave popullore dhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë. 

Autoritetet ushtarake kanë nisur sulmet kundër Vëllazërisë Myslimane që në muajin korrik kur nisi edhe kryengritja popullore. 

Ndërkohë, shumë figura të larta të Vëllazërisë Myslimane, mes të cilëve edhe drejtuesi i saj Mohammed Badie, janë arrestuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit