Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

E DREJTA E NJERIUT…

E DREJTA E NJERIUT…

 Dëgjojmë shpesh të flitet për të drejta njerëzore, të njohura me një dokument të pranuar nga gjithë qeveritë botërore por dimë edhe tjetrën se pak ose aspak zbatohen.
Nuk kam ndërmend të përsëris fakte dhe vende të njohura, por  dua të hyj në një    “ aneks” apo “koridor” të pa përmëndur nga gjithë ata që propagandojnë të drejtat e njeriut.
davinçiKëtë herë do të lë jasht vëmëndjes edhe padrejtësitë që ndeshim përditë ne si emigrantë dhe do të hidhem direkt brënda kufijve të atdheut tim të dashur dhe të pa zëvëndësueshëm me asgjë tjetër.
Të drejtat e njeriut, apo të drejtat njerëzore në përgjithësi, duhet t’i kemi dhe ti kërkojmë në radhë të parë brënda kufijve, brënda qeveris tonë, brënda politikës tonë kombëtare, brënda vetvetes, pastaj na lind e drejta të kërkojmë tek të tjerët.
Që një politkë, apo një qeveri, nuk zbaton me korektësi të drejtat njerëzore, nuk i përmbahet me korektësi dokumentit bazë që është kushtetuta e të drejtave të njeriut, nuk do të thotë se ajo qeveri, apo politikë e caktuar, nuk i njeh këto pika kushtetuese por do të thotë se ka një program të caktuar, në dobi të interesave të Saj dhe jo në interes të njeriut, popullit!
 Kjo përkthehet shum thjeshtë si anti-popullore.
Por duhet sqaruar se anti-popullore nuk mund të jetë vetëm një qeveri, por mund të jetë edhe një individ i vetëm, një politikan, një ideolog, një intelektual etj. kjo varet nga aftësia e të kuptuarit dhe përgatitja e secilit, plotësimi apo jo me nivelin e kulturës së nevojshme.
Nuk janë të pakta rastet dhe kjo duhet përmëndur sepse askush nuk e ka theksuar deri tani që, disa individë, apo grup individësh, kërkojnë të drejta të tyre duke shkelur, mohuar, mosnjohur të drejtat e të tjerëve.
Në këtë rast nuk kemi respektuar të drejtat njerëzore por diktojmë tek të tjerët kushte të caktuara.
Të drejtat janë një për gjithë njerëzimin. Po marr një shëmbull të thjeshtë, që shpesh është bërë objekt diskutimi, sherri, grindje, akuzash nga diktuesit.
E dimë të gjithë se sot, më shumë se kurrë flitet për ; të drejtën individuale të besimit në FE ( apo në zot).
Deri këtu është e njohur për të gjithë se mbi rruzullin tokësor qarkullojnë mjaft ide, ideologji, besime fetare, kulte fetare, të cilat kanë besimtarët apo përkrahësit e tyre.
Por nuk kam dëgjuar të theksoj askush se njerëzimi nuk është i detyruar të besoj në të gjitha këto demagogjira!
Mos vallë nuk e ka këtë të drejtë njeriu? Gjithmonë paskan të drejtë të bëjnë si të duan dhe çfar të duan besimtarët krishter, katolik, ortodoks, mysliman, budist, engjëllor etj. etj. të cilat janë shum dhe shum fare!
Por ata që nuk i besojnë këto propaganda, por besojnë në shkencë, në ligjet e natyrës, në karakterin njerëzor, në mirqënien e njerëzimit, në paqen e njerëzimit, që janë kundër kulteve dhe tepërimeve fetare, kundër ligjeve skllavëruese të ideologjive të ndryshme të prapambetura, të cilat i shikojnë si element shkatërrues më tepër se sa përparues!
Të gjithë këta njerëz dhe që nuk jan pak, nuk paskan të drejtë të shprehin hapur mendimet e tyre, veprimet e tyre, sepse na u sulmuakan nga besimtarët tipik dhe të caktuar të organizatave të ndryshme klerikale!
Këta njerëz, të cilët përveç guximit kanë të qartë edhe dritën e së nesërmes, të cilët asnjëherë nuk i kanë sjell rrëmuja, luftra, kontrakdita botës dhe njerëzimit…Këta njerëz paqësor që kërkojnë të shpërndajnë edhe tek të tjerët dritën e diturisë, në emër të një besimi të caktuar u dashkan të luftohen dhe të sakrifikohen…të poshtërohen me nofka dhe fjalë që rrallë i gjen në fjalorin njerëzor…!
Si ndodh kjo dhe përse ndodh?
Mbi çfar bazohen ata…të cilët i akuzojnë këtë grup se jo vetëm që “nuk paskan haber”  nga bota, e cila qënka krijuar apostafat për ata nga një dorë e fuqishme të cilën ata e dinë dhe e nderojnë….kjo është pjesa më e bukur e shprehjes, sepse këta lloj njerzish kanë frikë nga “ajo dorë”, jo se e respektojnë si krijues por sepse meqënëse kishte aq mundësi sa të krijonte gjithçka, atëherë ka mundësi dhe t’ju marr atyre gjithçka!
Ja ku dolëm tek fraza e njohur, e hedhur shekuj më parë nga njerëz të ditur se ; “ besimi në një fuqi të mbinatyrshme, të pa dukur, është  frika ndaj së panjohurës” me fjal të tjera mos dije…
Për të mos u larguar shumë nga aktualiteti, për të sqaruar edh arsyen që më shtyjti të shkruaj këto rreshta po kthehem shpejt në ngjarjet e fundit që ndodhën në Përmet, të cilat disa forca të errëta, besimtare të një feje të caktuar, po i shfrytëzojnë për qëllime përçarje dhe vëllavrasëse.
Nuk është se këta njerëz të cilët penguan pushtimin me forcë të një objekti popullor siç ishte pallati i kulturës në Përmet, pra këta njerëz “nuk respektojnë besimin e një mase të caktuar njerzish të tjerë” siç u theksua me forcë nga organet klerikale të vëndit dhe jashtë vëndit, por ky grup njerzish, mendon dhe vë interesin e popullit mbi interesin e një grupimi  besimtarësh, të kujtdo besimi qofshin, sepse këta besimtar nuk janë dhe asnjëherë nuk mund të jenë POPULLI.
 E marrë në këndvështrim tjetër; ashtu siç kanë të drejtë besmitarët ndaj një feje të caktuar të respektohen, ashtu kanë të drejtë edhe jo besimtarët të respektohet pikpamja e tyre! Atëherë përse gjithmonë e më shpesh jo basimtarët (ateista) cilësohen  jo të denjë? Kush i ngre akuzat dhe për çfar qëllimi? A i dinë arsyet ata që i përdorin dhe i besojnë këto akuza?

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :