Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

“Dita e Nënës”, Rama: Pa ty unë nuk jam asgjë Nënat të mos jenë pjesë e sulmeve politike

Rama123-300x169

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste i dedikoi sot gjithë atë çfarë është nënës së tij, Aneta Ramës. Në ditën boterore te Nënës, për te cilen PS kishte organizuar nje aktivitet dhe qe kërkon ta kthejë në traditë, Rama i dedikoi gjithçka nënës së tij.

“Mam unë dua të them që pa ty, unë nuk jam asgjë, ti më bërë, ti më ushqeve, ti më rrite duke më veshur, duke më çuar në shkollë, duke më qëndruar pranë, duke u kujdesur për mua, duke e vënë veten tëndë gjithmonë në dispozicionin tim, duke e vënë vetën time para vetes tëndë. Të më ngresh kur jam rrëzuar, duke më shkulur veshin, duke më lëvduar kur kam pasur mirë, duke më bërë të dalloj të keqen nga e mira, duke më dhënë dashurinë  dhe vlerat e tua. Duke me bërë njeriu që jam. Pa ty nuk do isha ky që jam. Nga zemra do doja të thosha që, nëse e përfytyroj një ditë në shërbim të vendit, shërbimi im do doja të kishte vlerat që i gjej tek ty në çdo fjalë, në çdo moment të vështirë dhe në çdo moment të lumtur.”- iu drejtua Rama nënës së tij.

Rama premtoi se nëse nesër do të jetë në krye të shtetit, Partia Socialiste do të ketë parasysh, nënat, familjet e kundërshtarëve tanë, nënat e tyre, të cila nuk meritojnë të bëhen pjesë e  luftës politike. Nuk meritojnë të lëndohen, për shkak të angazhimit të fëmijëve të tyre, shtoi Rama.

Dita e Nënës njihet në të gjithë botën, si një festë në nderim të nënës dhe amësisë dhe ndikimit të saj në shoqëri.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :