Data : 22 05 2018
KryeTitujt :

Dita e Europës, Nishani uron Herman van Rompuy: Të angazhuar për reformat në BE

pres-nishani-300x222

Presidenti i vendit, Bujar Nishani i ka derguar nje mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian,  Herman van Rompuy, me rastin e 9 Majit, dites se Europes.

Nishani i ka percjelle presidentit te KE, urimet me te mira atij dhe qytetareve evropiane.

“Kjo ditë përbën për gjithë Evropën një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për atë çfarë Bashkimi Evropian ka bërë dhe po bën për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e kontinentit tonë, si edhe në ndjekjen e një politike koherente të dyerve të hapura, për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”- shkruan Nishani ne mesazhin e tij.

Nga ana tjeter, Nishani e ka siguruar ate për angazhimin e tij dhe te Shqiperise për vijueshmërinë dhe intensifikimin e reformave të duhura, për përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian, me synim që Shqipëria të marrë në mënyrë të merituar vendin që i takon në familjen evropiane.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :