Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Devoll, ankohen banorët, 3 javë pa drita

images

Banorët e një fshati në Devoll prej 3 javësh po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Mësohet se banorët e fshatit Menkulas ankohen se po jetojnë në errësirë që prej 3 javësh, për shkak se është djegur transformatori që furnizon këtë fshat. Por edhe pse në fushatë elektorale atyre nuk i është premtuar asgjë se kur mund t’ia sjellin energjinë elektrike.

Banorët e revoltuar shprehen se askush nuk i thotë së kur do të riparohet dëmi, gjithashtu ata ankohen se po i duket se po jetojnë në mesjetë dhe shumë paisie elektro-shtëpiake janë jashtë përdorimit. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë të marrë masat për incidentin e ndodhur sepse po jetojnë në errësirë totale prej disa javësh.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :