Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

“Cikloni” Rohani në Nju Jork

anash4Hapje ndaj çështjes bërthamore, lirimi nga burgu i disidentëve dhe dialog me Obamën, të gjitha këto kanë bërë që presidenti iranian të jetë protagonisti më i shumëpritur i javës në OKB. Stopohet kështu ngrirja e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Iranit që zgjat që nga viti 1979 

Midis të plotfuqishmëve të OKB-së nuk flitet tjetër veçse për të. Barak Obama nuk e përjashton faktin që mund ta takojë, Fransua Hollond po përgatitet për ta takuar, ndërsa Benjamin Netanjahu i druhet kurtheve të tij. Në qendrat studimore të Manhatanit vazhdojnë përgatitjet për të dëgjuar fjalimet e tij dhe “New York Times” përmbledh gjithë sa po ndodh me një editorial: “Këtë javë të gjithë do t’i kenë sytë mbi të”.Protagonisti i padiskutuar i sesionit të ri në Asamblenë e OKB-së që u çel dje në Nju Jork është Hasan Rohani, presidenti i ri i Republikës Islamike të Iranit, i cili mbërriti në shtetin amerikan mbrëmjen e së hënës me një delegacion të vogël dhe me një përpjekje të deklaruar: “Hapim negociatat mbi temën bërthamore për të shkuar në fund të sanksioneve”. Duke u nisur nga Teherani, Rohani qëlloi fort kundër përhapjes së imazhit të një Irani që ndjek armët e shkatërrimit në masë, duke iu referuar jo Shteteve të Bashkuara por ish-presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad. “Gjatë viteve të kaluara ka pasur disa persona që fatkeqësisht e kanë përfaqësuar në një mënyrë krejt tjetër imazhin civil dhe paqësor të vendit tonë”, u shpreh Rohani. Dhe në fakt, gjestet, fjalët dhe vendimet e javëve të fundit kanë nënvizuar vullnetin për t’u distancuar nga paraardhësi i tij.Urimet për Rosh Ha-Shanah, vitin e ri hebraik, lirimi nga burgu i opozitarëve të brendshëm, toleranca ndaj aksesit në internet, dënimi për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe qëllimi për të negociuar mbi çështjen bërthamore, synojnë të fshijnë nga kujtesa imazhin jo të largët të presidentit që mohonte Holokaustin dhe që predikonte shkatërrimin e Izraelit.Diplomatët amerikanë dhe evropianë flasin për një “ofensivë buzëqeshjeje”, që disave iu evokon debutimin e ish-sovjetikut Mikhail Gorbaçiov në skenën ndërkombëtare, të mëdhenjtë e internetit e prezantojnë para publikut amerikan si protagonistin e “hapjes më të madhe të Iranit ndaj Perëndimit që nga koha e revolucionit Khomeinist” dhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk përjashtohet “takimi rastësor” me Obamën brenda Pallatit të Qelqtë të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Shtetit amerikan, Xhon Kerri, konfirmoi se do të takojë kolegun iranian, Mohamad Zarif, bashkë me homologët e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (ministrat e Jashtëm të Rusisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Kinës) në përpjekjen “për t’u angazhuar seriozisht” në lidhje me katër rezolutat e OKB-së që i imponojnë Teheranit bllokimin e programit bërthamor.“Ajo që bashkon Obamën dhe Rohanin në këtë fazë është domosdoshmëria e rezultateve të dukshme politike”, thotë Trita Parsi, presidenti i Këshilli kombëtar iranian-amerikan.Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i trembet riafrimit SHBA-Iran dhe paralajmëron: “Rohani po ju ngre një grackë siç bëri me Korenë e Veriut tetë vjet më parë” me qëllim që të fitojë kohë për të finalizuar projektin atomik dhe për ta vënë botën përballë faktit të kryer. Në një konvergjencë të pazakontë me Jeruzalemin, Henri Kisinger i sugjeron maturi dhe kujdes Obamës: “E kuptoj tundimin për të takuar Rohanin, por do të ishte më mirë të arrihej më parë një rezultat diplomatik sepse Teharani po i kushton energji të madhe programit bërthamor”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :