Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Çantat e femrave mund të të vrasin

cantafemra1405

Çanta e femrave mbartin më shumë baktere se një tualet në gjendje higjenike normale, tregoi një studim i ri i publikuar ditën e martë. 

Sipas testimeve, një në pesë çanta dore janë aq të kontaminuara, aq sa që mund të përbëjnë një rrezik potencial për jetën e njeriut.

Kërkuesit, gjithashtu zbuluan se pjesët më të infektuara që zakonisht mbahen me vete nga vajzat dhe gratë janë kremërat apo produktet kozmetike, sipërfaqja e të cilave ka më shumë baktere, mesatarisht, se sa uji i ndotur i nevojtores.

Midis llojeve të ndryshme të çantave, të ekzaminuara nga kërkuesit e pajtuar prej “Initial Ëashroom Hygene”, ato prej lëkure mbartin më shumë mikrobe, pasi sipërfaqja e butë dhe poret mikroskopike të veshjes së çantës shndërrohen në vende perfekte për bakteret për të jetuar dhe shumuar.

Për t’u mbrojtur nga rreziqet e prekjes prej bakteve që popullojnë një çantë dore, kërkuesit këshilluan që ato të spërkaten me solucione antibakteriale apo xhel pastrues, nga brenda dhe nga jashtë, sa më shpesh që të jetë e mundur.

”Pasi mikrobet ndodhen brenda në çantë, ato mund të transferohen lehtësisht brenda organizmit nëpërmjet duarve apo produkteve që vendosen në lëkurë e bien në kontakt me të. Larja e rregullt e duarve pas prekjes së çantës dhe pastrimi i vazhdueshëm i saj është i domosdoshëm, për të ruajtur nivele të pranueshme higjene”, deklaroi një prej udhëheqësve të studimit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :