Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Bylykbashi: Rama nuk mund të rendë pa fre, nëse Meta i thotë ndal

 

Bylykbashi: Rama nuk mund të rendë pa fre, nëse Meta i thotë ndal

 

oerd-bylykbashiDeputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për ABC News, heqjen e fotos së Presidentit Nishani e quan “akt që tregon revanshin politik i kryeministrit ndaj institucioneve kushtetutese”

“Presidenti i Republikës duke qenë një figurë kaq e lartë, është diçka që përfaqëson të gjithë dhe duhet të jetë i përfaqësuar në të gjithë institucionet e shtetit. Heqja e kësaj [fotos së Presidentit] është jo vetëm ndryshimi i një elementi të caktuar, por dhe një thyerje e një tradite. Ëshët një traditë në të gjtiha vendet demokratike, aty ku nuk ka monarki, të gjitha republikat presidenciale kanë presidentin një figurë që përfaqësohet në çdo zyrë të shtetit për shkak të solemnitetit kushtetues që ka figura e tij”

I pyetur për Ismalin Qemalin si “zëvendësues” në mur të Presidentit Nishani, z. Bylykbashi u përgjigj:

“Unë nuk besoj se është Edi Rama që zbuloi që Ismail Qemali është themeluesi i shtetit shqiptar… por nuk është çështja këtu. Po flasim për një koncept të karaterit kushtetues. Dikush mund të thotë, pse jo Skënderbeu po Ismail Qemali….?”

Ai mori dhe një moment për të shprehur pikëpamjen (gjysmë-zyrtare të partisë së tij) se është Z. Meta që ka frenat në duar:

“Për asnjë sekond z. Rama nuk mund të rendë pa fre nëse z. Meta nuk do i thotë ndal… Z. Rama nuk e ka atë mandatin dërrmues që ai thotë se ka.. por e ka zoti Meta”

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :