Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Burgaj, krerëve të policisë: Garantoni rendin dhe sigurinë publike, parandalim kriminalitetit

 

kkkkk

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka kerkuar angazhim më të madh të strukturave te policise për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike dhe parandalimin e kriminalitetit.

Ai sot zhvilloi një takim me drejtues të strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në fokus të të cilit ishte analizimi i punës së deritanishme dhe rezultateve të arritura, si dhe intensifikimi i mëtejshëm i masave për periudhën në vijim. Në këtë takim merrnin pjesë dhe Zv/Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Pavarësisht faktit se për periudhën 8 mujore ka një rënie të numrit të veprave penale me 708 vepra më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, po ashtu dhe një rënie të numrit të vrasjeve me 7 më pak, objektiv parësor i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit duhet të jetë parandalimi dhe goditja e kriminalitetit, e në mënyrë të veçantë krimeve të rënda siç janë vrasjet, të cilat janë tepër të ndjeshme për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve, prandaj vëmendja e strukturave policore duhet të jetë e përqendruar në këtë drejtim të punës.” – theksoi Z. Burgaj.

Ai kërkoi një intensifikim të mëtejshëm të punës për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, sipas drejtimeve përkatëse si kundër trafikut të narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimit financiar.

Në vijim të takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të policisë:

-          Intensifikim të punës për parandalimin e goditjen e veprimtarisë kriminale ne gjithë territorin e vendit.

-          Zbatimin e detyrave të parashikuara për fazën e fundit operacionale të Planit Kombëtar të Veprimit kundër kultivimit të bimëve narkotike, për asgjësimin e gjithë sipërfaqeve të konstatuara të kultivuara me bimë narkotike.

-          Intensifikimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, nëpërmjet kontrollit të territorit me shërbime të patrullës së përgjithshme, reagimit në kohë dhe me profesionalizëm ndaj thirrjeve të publikut për ndihmë, hetimit dhe parandalimit të krimit për të krijuar një mjedis sa më të sigurt për komunitetin, mbajtjes nën kontroll të personave me precedentë kriminal, reduktimin e krimit të rrugës, vlerësimit të çdo informacioni të marrë, si dhe për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje.

-          Marrjen e masave në drejtim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve, duke shtuar e përforcuar shërbimet e policisë në të gjithë akset rrugore, ku për këtë periudhë ka një rënie me 28 aksidente me pasojë vdekjen më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :