Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Burgaj: Eshtë shtuar numri i klandestinëve, problem është kufiri me Greqinë

 

Berisha-BurgajDrejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në një intervistë , pranon se është shtuar numri i klandestinëve që kalojnë përmes vendit tonë.Në total janë 800 klandestinë të ndaluar nga Policia e Gjirokastrës në tre muajt e fundit.

“Është e vërtetë që kohët e fundit janë shtuar rastet e ndalimit të klandestinëve në vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi shtuar më shumë masat në kufi, në mënyrë që të mos kemi probleme të tilla dhe që të mos lejohet kalimi i tyre. Problemi më i madh është krijuar në pikën kufitare me shtetin grek, prej nga kanë ardhur pjesa më e madhe e klandestinëve. Një pjesë e vogël ka ardhur nga Maqedonia, por pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga Greqia. Pjesa më e madhe e tyre janë nga vendet e Lindjes së Mesme. Shumë klandestinë vijnë nga Libia, Maroku, Siria, Iraku, një pjesë janë kurdë etj. Klandestinët që vijnë nga Greqia, zgjedhin vendin tonë për të kaluar në drejtim të Malit të Zi, sepse e shohin vendin tonë si një terren më të përshtatshëm. Por, ata kanë mundësi që ta kalojnë edhe përmes Maqedonisë, por duke zgjedhur vendin tonë, u bie rruga më e shkurtër,” thotë Burgaj.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :