Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

“Britania të dalë nga Bashkimi Europian”

download

Ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond, është bërë anëtari i dytë i kabinetit britanik që mbështet publikisht daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se kryeministrit David Cameron duhet t’i jepet shansi që të rikthejë disa kompetenca për Britaninë, para se të nisë fushatën për largim nga blloku.

Kohë më parë edhe sekretari i arsimit, Michael Gove, ka mbështetur daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Cameron është përballur me një rebelim në Partinë e tij Konservatore, në lidhje me Bashkimin Evropian.

Rreth 100 ligjvënës konservatorë duken se janë të gatshëm të votojnë për masën këtë të mërkurë, duke shprehur keqardhje që prioritetet e qeverisë për këtë vit nuk përfshijnë legjislacionin për referendum mbi anëtarësinë në BE.

Cameron ka propozuar që referendumi të mbahet në vitin 2017 nëse partia e tij fiton zgjedhjet e përgjithshme më 2015.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :