Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Braçe: Presidenti duhet të kuptojë mirë se më 23 qershor shqiptarët e mundën edhe atë

Erion-Brace11Deputeti socialist, Erion Braçe, në një postim në Facebook thotë se Presidenti Bujar Nishani po hyn në një rrugë pa krye, antikushtetuese dhe politike.Ai iu referua deklaratave të Nishanit për verifikimin e figurave të ministrave të rinj.

“Deklarata e tij se: “Kryeministrin do ta dekretoj menjëherë, por për ministrat do të pyes SHISH” është një dalje me vetëdije nga korniza kushtetuese e këtij vendi.Dje pyeta prej studios të një tv-je: Në cilin ligj bazohet ky veprim i paralajmëruar i Presidentit të Republikës?Nuk prisja përgjigje nga Presidenti! E thjeshtë, ai nuk ka ç’të thotë.Ligji i vetëm ku është shkruar e për pasojë e përcaktuar korniza e tij ligjore është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Në Kushtetutë nuk parashihet në asnjë nen e germë ky veprim i tij.

Aty në Kushtetutë thuhen qartë dy gjëra:

E para;Çdo individ prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjykatë të formës së prerë.Presidenti i Republikës ka thënë se do t’i drejtohet SHIK-ut!!! Jo një gjykate për të verifikuar, nëse ndonjë prej ministrave është dënuar apo jo për vepra penale të rënda; krim i organizuar, trafik, korrupsion apo vrasje.Atëherë gjithçka që thotë nga kjo pikëpamje është antikushtetuese.Në dijeninë time, asnjë nga ministrat e shpallur në emër të mazhorancës nuk rezulton të jetë dënuar ndonjëherë për këto vepra.

E dyta;hetimi penal në Republikën e Shqipërisë është atribut i prokurorisë së republikës.Presidenti i Republikës ka thënë se do t’i drejtohet SHIK-ut!! Jo një Prokurorie, për të verifikuar, nëse ndonjë prej ministrave është nën ndonjë akuzë për vepra të rënda penale; krim i organizuar, trafik, korrupsion apo vrasje.Atëherë gjithçka që thotë nga kjo pikëpamje, për herë të dytë është antikushtetuese.Në dijeninë time asnjë nga ministrat e shpallur në emër të mazhorancës nuk rezulton të jetë nën ndonjë akuzë për këto vepra e për të cilat m e anë të funksionit që do marrë do të pengojë hetimin.Po lë mënjanë faktin, që ligji për SHIK nuk parasheh në asnjë nen të tij, si veprimtari të tij, gjithë ç’kërkon prej këtij institucioni Presidenti i Republikës në këtë rast.Nisur nga sa më sipër, gjithë çka ka paralajmëruar Presidenti i Republikës është:Një agresion i ri ndaj mazhorancës së re, të krijuar nga vota e 1 milion shqiptarëve; antikushtetues, antiligjor dhe me qëllime të mirëfillta politike!Presidenti i Republikës duhet të kuptojë një herë e mirë se në 23 qershor shqiptarët mundën dhe atë!Ai ka qenë pjesë e kësaj qeverie që po ikën dhe në Presidencë u soll si një ministër plotësues i saj,” shkruan Braçe në FB

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :