Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Bill Gates fyen presidenten koreane

Bill-Gates-620x340

Manjati amerikan Bill Gates eshte vene ne qender te mediave ne Korene e Jugut, i akuzuar se ka fyer rende presidenten e tyre. Kreu i Microsoft-it, teksa ka përshëndetur udheheqesen koreane, Park Geun-Hye, njeren dore ja ka shtrire asaj ndersa tjetren e ka mbajtur ne xhep, duke bere qe zonja e pare e shtetit te ndihet e fyer, e madje duke e akuzuar njerin prej njerëzve me te njohur ne bote për injorim. Ne kulturën e vendit te saj dhe pothuajse ne te gjithë vendet aziatike, te mbash nje dore ne xhep teksa takon dike, konsiderohet nje xhest tejet fyes. Disa mediave vendase sugjerojnë madje se xhesti i Gates ishte i qëllimshëm, duke treguar mungese respekti per qeverinë e Koresë se Jugut. “Dallim kulturor apo sjellje e keqe”? “Shtrëngim duarsh apo vrazhdësi”? kane qene disa nga titujt kryesore te gazetave koreane, duke treguar fyerjen e bere nga Bill Gates.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :