Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Berisha: Rama, me autobus luksoz në rrugë pa gropa. PS: Nga helikopteri s’lidhesh dot me iPad

berisha1-300x199

TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha per turin e Rames me autobus.

“Kryeministrit ne ikje i paska mbetur mendja tek turi me autobus dhe lidhjet me iPad! Epo normal, nuk e kopjon dot se nga helikopteri nuk funksionon dhe aq mire lidhja!”- shkruan PS, ne profilin e saj ne Facebook.

Berisha e akuzoi paraditen e sotme Ramen se udheton ne rruge pa gropa dhe vrapon ku te gjeje ndonje grope.

“Zoti Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon ku të gjejë një gropë. Del burri, 2 metër i gjatë, tek një gropë me Kujtim Qefalinë, deputetin e tij, në një komunë socialiste, e të vjen në mendje se i kanë bërë vetë gropat”- tha Berisha.

Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e rikonstruksionit të lotit II të rrugës Kukës – Shishtavec. Rruga, një investim me vlerë 1.2 miliardë lekë, u lehtëson lëvizjen 15 000 banorëve në komunat Zapod, Topojan dhe Shishtavec.

Kjo është lidhja e vetme për 19 fshatrat e këtyre komunave me rrugën nacionale, me qytetin e Kukësit, si edhe me rrugën e kombit për t’u lidhur më tej me Kosovën.

Ai premtoi se së shpejti do të tenderohet edhe loti III i kësaj rruge, nga Ura e Zapodit – Shishtavec – Dogana e Shishtavecit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :