Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Berisha: Rama kryeministër? Ëndrra që s’do i bëhet realitet kurrë

BBBB-300x190

Kryeministri Sali Berisha u premtoi sot banorëve të komunës Menelë në qarkun e Shkodrës se në mandatin e tretë realizimet do të jenë më të mëdha se mandati që po mbyllet. Berisha inauguroi sot rrugën Gjadër- Mnelë, ndërsa akuzoi opozitën se nuk e njeh Shqipërinë, pasi gënjen për kilometrat e rrugëve të shtruar, në të cilat ecin dhe ata vetë.

“Këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi. Ka zgjedhë një autobus luksoz për vetë, vetë shofer dhe vetë pasagjer. Aty ai tjerr ëndrrën që  s’do t’i bëhët realitet kurrë.”- tha kryeministri, ndërsa shtoi se, opozita ndalet për të gjetur ndonjë gropë diku nëpër rrugë.

Kryeministri Berisha tha se aleanca e 1 prillit është aleanca e mashtrimit, trillimit dhe nihilizmit.

“Katër vitet që do të vijnë do të ndërtojmës sistemin më të mirë vaditës. Këto subvencione të qeverisë do të trefishohen mandatin e ardhshëm, se edhe mund të 6 fishohen. Ne do marrim statusin e kandidatit. BE dhe KE sektorin që subvencionon më shumë se çdo sektorë tjetër kanë bujqësinë. 55 milionë kemi investuar ne, ata japim 50 miliardë. Edhe Shqipërisë do t’i bjerë një pjesë për fermerët shqiptarë”- tha kreu i qeverisë.

Berisha bëri edhe një bilanc të qeverisjes së tij, kur tha se “gjatë këtyre viteve janë investuar mbi 840 milionë dollarë, janë ndërtuar 900 kilometër rrugë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 160 shkolla dhe kopshte, 120 sisteme ujësjellsash dhe kanalizimesh, 94 qendra shëndetësore, është investuar në bujqësi, në pemtari, sistemime, janë subvencionuar shumë hektarë vreshta dhe ullinj dhe restauruar shumë monumente kulture.”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :