Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Berisha: Rama ka vendosur në gijotinë administratën

 

sala

Deputeti Sali Berisha shprehet se kryeministri Rama ka vendosur në gijotinë administratën. Sipas tij, Rama po prish marrëveshjen e 4 majit për administratën, duke shpërdoruar kështu qindra milion euro të taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë.

Të dashur miq, Edvini po prish konsensusin e datës 4 maj duke shtyrë hyrjen në fuqi, sipas parashikimit, të Ligjit për Shërbimin Civil, që ishte njëri nga tre kushtet që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Këtë veprim po e bën për të vendosur në gijotinë administratën publike të vendit, për kualifikimin e të cilës janë shpenzuar qindra milion euro nga shteti dhe partnerët tanë.

Është kjo administratë që me aftësitë, përkushtimin e saj, projektoi dhe zbatoi këto 8 vite një univers reformash që bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, firmosjen dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Këto reforma garantuan rritjen ekonomike, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, ndërtimin e mbi 10 mijë km rruge, 1300 shkollave, 700 ujësjellësave dhe kanalizimeve, 400 qendrave shëndetësore dhe spitaleve, etj.

Rama, njeriu që 8 vjet punoi kundër integrimit, tani prish konsensusin dhe minon statusin që ishte i sigurt! Ky është vetem fillimi”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :