Data : 15 07 2018
KryeTitujt :

Berisha në Vlorë: Ti besosh integrimin Ramës dhe Metës, si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë

BBBBBB-300x178

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e kësaj të diele një bashkëbisedim me gazetarë të mediave lokale në Vlorë.
Berisha, duke e cilësuar Vlorën si kryeportën e kombit me perëndimin, tha se vlonjatët e dinë që çdo akt madhor i integrimit është firmosur nga Partia Demokratike.
“Asgjë më jetike sesa integrimi i vendit në Evropë nuk është. Pavarësisht se për kë kanë votuar në Vlorë, çdo vlonjat që u beson të vërtetave, e di se forca politike, Partia Demokratike është ajo që ka firmosur çdo akt madhor të integrimit të Shqipërisë.”- tha kreu i qeverisë.
Tu besosh ketyre integrimin, ëndrrën, projektin më të madh për çdo shqiptarë, është njëlloj si të shkosh në shkretëtirë për të gjetur eskimezë, theksoi Berisha.
Berisha u ndal edhe tek kandidatura e Koço Kokëdhimës në Vlorë.
“Në Vlorë e solli Koço Kokëdhima, i cili e nisi biznesin si asistent i Hajdin Sejdisë. Shkoni në Himarë, do shikoni pallate që kanë zhdukur detin. Këto pallate janë të Koços, i cili ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës”- tha Berisha.
Lidhur me fushatën, Berisha tha se fryma që po sheh në këtë fushatë është me e madhje që ka njohur ndonjëherë, madje sipas tij, më e madhe se ajo e 1992.
Për listat, Berisha tha se ato te PD-se kanë njerëz të punës dhe me eksperiencë ne qeverisje, ndërsa ato të Parisë Socialiste janë me njerëz të akuzuar për vrasje, të burgosur për drogë dhe prostitucion dhe të dalë nga burgu deri në 3 vitet e fundit.
Kryeministri u ndal edhe tek situata në Komisionin Qëndror të Zgjedhje. Ai tha se nuk ka rikompozim, vendet janë të hapura dhe jemi gati të mbledhim parlamentin në çdo moment që tua votojmë kandidatët.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :