Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Berisha në Elbasan përsërit premtimin: Brenda 4 viteve, liberalizojmë vizat me SHBA

berisha-FB-300x209

Kryeministri Sali Berisha po prezanton sot kandidatet e djathte ne gare per zgjedhjet e qershorit, ne qytetin e Elbasanit.

Me nje shesh te populluar nga mijëra qytetarë, kryeministri Berisha tha se, “katër vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të reja të punës, për punësimin e masiv të qytetarë të Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë.”

Kreu i qeverisë tha se në katër vitet që vijnë  do të krijohen 250 mijë vende në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë, ndërsa shtoi se, Elbasani në këto vite ka dyfishuar numrin e bizneseve si pasojë e përgjysmimit dhe uljes së taksave.

Berisha premtoi se në katër vitet që vijnë qeveria e tij do të vazhdojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke u ndalur me konkretisht tek mësuesit, kur tha se nuk do të ketë rrogë më të vogël se 700 dollarë. Kjo, tha kreu i qeverisë,  jo se unë nuk e di se në administratë ka zyrtarë më të rëndësishëm se ju, por nuk ka misionarë më të rëndësishëm se ju.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :