Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Berisha: Gjithçka për arsimin profesional. Do krijojmë fond të veçantë për të financuar bizneset

berisha-shkolla

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, pas vizitës në shkollën e mesme profesionale “Karl Gega’ ka garantuar se do të bëhet gjithçka për vendosjen e arsimit profesional në piedestalin e merituar dhe do ta mbeshtese biznesin me fond te vecante per financim.

Ai ka nxitur të rinjtë të cmojnë këtë drejtim arsimor, si një zgjedhje e mençur që bën afrimin më të mirë me tregun e punës.

“Ne duhet të rindërtojmë sistemin e arsimit profesional, që për rrethana të caktuara njohu kolaps të plotë, pasi në masën 90% ishte orientuar drejt bujqësisë, ne kemi bërë e po bëjmë gjithçka për ta vënë në piedestalin që meriton këtë arsim. Garantoj të rinjtë dhe prindërit se zgjedhja e arsimit profesional është zgjedhje e mençur. Për ju ka shumë uri tregu”- tha Berisha.

Sipas tij, këta të rinj kanë fat të madh se marrin një profesion të shkëlqyer, që bëhet për ta mbështetje e fuqishme për të ndërtuar jetën në mënyrën më të mirë.

“Ideja se arsimi profesional kushtëzon vazhdimin e arsimit, është e gënjeshtërt, ai ju ndihmon të ndiqni cdo shkollë që doni”- tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :