Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Basha shkarkon stafin e Këshillit Bashkiak, Dalipi: Luli mos ngatërrojë specialistët me bravat

download

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha po shkarkon stafin e Këshillit Bashkiak dhe kanë nisur emërimet e reja. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, i cili thotë se Këshilli Bashkiak është institucion i pavarur kushtetues, nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe institucionale Basha mbi stafin.

Dalipi është zgjedhur me votë nga shumica, pas shkarkimeve dhe emërimeve më të fundit në radhët e këtij Këshilli.

Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, kur dyerve të Këshillit Bashkiak u ishin ndërruar bravat dhe çelësat, Dalipi thotë në faqen e tij në rrjetin social “Tëitter”, se “Luli mos ngatërrojë specialistët e KB me bravat dhe çelësat që i ndërroi natën. Nuk është kjo formë që nderon Bashkinë. Veprime antieuropiane”.

Këto deklarata të Dalipit vijnë pas shkarkimeve në stafin e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se “nuk do t’i njohin këto vendime, pasi janë kundër ligjit”.

Ndërkohë që shton se “Presioni dhe shkarkimet e stafit të KB pas kryerjes se procedurave të mbledhjes së këshillit që shkarkoi Kosovrastin. Presioni tregon panik!”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :