Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Basha, ‘Qytetar Nderi’ i Prishtinës

basha-300x164

PRISHTINE- Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha do te shpallet qytetar nderi i Komunës se Prishtinës. Kështu ka njoftuar Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti para pak minutash.

“Mendoj se ky vendim do te kontribuoi ne përafrimin me te madh te dy kryeqyteteve shqiptare ne Ballkan”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social “Facebook”

“Z. Basha ka dhëne kontribut te jashtëzakonshëm ne lidhjen infrastrukturore te dy kryeqyteteve, përmes ndërtimit te Rrugës se kombit qe filloi ndërtimin ne mandatin e tij si Ministër i Infrastrukturës ne vitin 2005-2007. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm edhe ne promovimin e shtetësisë se Kosovës gjate kohës sa ka qene Ministër i Jashtëm. Për Komunën e Prishtinës, kjo ngjarje është e rendësi së veçante”, ka shtuar ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :