Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Basha kujtohet për idenë e tramvajit: Kompani prestigjioze kanë shfaqur interes

Tramvai_RATB_Tatra_T4R_-3384Ndërtimi i linjave të tramit ka qenë një ndër premtimet kryesore të Lulzim Bashës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjen si kryebashiak i Tiranës. Ai premtoi se do e mbante këtë premtim brenda vitit të parë.

Por, dy vjet nga zgjedhja se kryebashkiak, Basha nuk ka bërë asnjë hap për realizimin e projektit.

Vetëm ditën e sotme është kujtuar për të, duke thënë se kompani prestigjioze kanë shfaqur interes për ndërtimin e linjave të tramit. Por, nëse ky interes do të vihet në zbatim, nuk dihet. Me të gjitha gjasat, trami do të jetë sërish premtim i Bashës për qytetarët në fushatën e ardhshme pas dy vitesh, pasi në këtë mandat vështirë se do të realizohet.

Ndërtimi i linjave të tramit në Tiranë, projekti strategjik i lançuar nga kryebashkiaku Basha ka ngjallur interes të madh tek kompanitë prestigjioze ndërkombëtare. Korporata Shtetërore Kineze për Ndërtim dhe Projektim (China State Construction Engineering Corporation),  kompania e tretë më e madhe në botë për ndërtime, ka shprehur interes për ndërtimin e linjës së  tramit nga terminali multimodal i pasagjerëve, përmes bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Zyrtarisht, kjo kompani i ka paraqitur Bashkisë së Tiranës interesin e saj, për financimin dhe ndërtimin e kësaj linje, nëpërmjet partneritetit publik privat.

Interes është shfaqur edhe për ndërtimin e linjës tjetër të tramit, atë që lidh Kombinatin me Kinostudion. Përfundimi i studimit të fizibilitetit të kësaj linje, nga kompania “Egis – International”, financuar nga qeveria franceze, me një grant prej 750 mijë euro ka faktuar se ndërtimi i kësaj linje është i leverdisshëm, gjë që ka nxitur kompanitë të shprehin interesin e tyre për ndërtimin e saj. Kompania “Egis – International” është duke përfunduar modelin e financimit për linjën Kinostudio – Kombinat. Bashkia e Tiranës po shqyrton interesin e shprehur, në mënyrë që pas përcaktimit të modelit të financimit, t’i hapë rrugë ndërtimit të linjës së tramvajit Kombinat-Kinostudio”, thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :