Data : 14 11 2018
KryeTitujt :

Balla: Berisha rrënoi buxhetet e shqiptarëve, numërohen 1 mln të papunë

taulant-balla-e1328261457768-300x161

Deputeti Taulant Balla, ne Diten Nderkombetare te Familjes ka deklaruar nga selia e Partise Socialiste se qeveria ka rrenuar buxhetet e shqiptareve e kjo sipas tij eshte nje tjeter arsye perse nuk duhet votuar Berisha.

Ne nje deklarate per mediat, Balla tha se Berisha dështoi me familjet shqiptare, jo vetem nuk uli papunesine, por sipas tij, sot ne vend numërohen 1 milionë të papunë.

Sipas tij, e vetmja ekonomi ne rritje eshte ajo e familjes kryeministrore.
“Sot në mbarë botën festohet dita ndërkombëtarë e familjes, por në Shqipëri e vetmja familje që feston është familja në pushtet se kjo qeveri e dështuar dhe e korruptuar është tallur me familjet e thjeshta shqiptare”- tha Balla.

Ai theksoi se sot shqiptarët duhet të kenë të qartë se ndërkohë që buxhetet e tyre rrënohen vetëm familja në pushtet në sajë të interesave korruptive dhe klienteliste e shndërroi PD në ‘parti familje’ dhe pushtetin në shërbim të interesave familjare.

“Shteti vogël që ka braktisi familjen shqiptare në mëshirë të fatit dhe tani kujtohet për ti kërkuar votën shqiptarëve”, tha Balla.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :