Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Autostrada “Ibrahim Rrugova” fiton çmim ndërkombëtar, leksion për “Rrugën e Kombit”

images

Rruga 7 është një autostradë me 4 korsi me gjatësinë 102 km e cila shtrihet nga Morina, në kufirin Jugor me Shqipërinë deri në Veri të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Që nga nisja e punimeve në maj 2010, firmat që po punojnë për ndërtimin e saj (e njëjta që ka ndërtuar edhe Rrugën e Kombit” në Shqipëri) kanë përfunduar dhe hapur për trafikun 42.5 km autostradë nga Morina në nyjën lidhëse të Dule-s, një vit para afatit të parashikuar në kontratë dhe brenda buxhetit.

“Jemi të nderuar që fituam këtë çmim prestigjioz, i cili njeh dhe vlerëson aftësitë tona të menaxhimit në ndërtimin dhe dorëzimin e një autostrade për Kosovën në buxhetin dhe afatet e kërkuara”, është shprehur Mike Mix, Menaxheri i Projektit të Autostradës së Kosovës pas njoftimit të marrë për çmimin.

Në përfundim të saj, Autostrada e Kosovës do të shërbejë si qendër e transportit rrugor kombëtar, që do të jetë një ndihmë konkrete për promovimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Rajonit.

Firmat ndërtuese do të marrin çmimin e dhënë nga IRF (Federata Ndërkombëtare e Rrugëve) në ceremoninë që do të organizohet për ndarjen e çmimeve në Janar 2013 në Uashington.

Lindj pyetja po autostrada e Shqipërisë pse nuk ka fituar ndonjë çmim? Por përveçse nuk ka fituar ndonjë çmim kostoja e kësaj rruge është shumë e lartë dhe se që tani rruga ka filluar të shfaqë probleme.

Opozita ka akuzuar se në ndërtimin e “Rrugës së Kombit” janë shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit shqiptar. Për këtë ata kanë akuzuar për korrupsion ish-ministrin e Transportit, Lulzim Basha. Ndaj tij pati edhe hetime nga Prokuroria e Përgjithshme por çështja u mbyll me marifete procedurale.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :