Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Asllan Dogjani, i impresionuar nga Berisha

Asllan_Dogjani_0

Asllan Dogjani, ish- deputeti socialist, që tashmë është në listat e PD-së, ka përshkruar në Facebook mbledhjen e tij të parë me Berishën. Po i botojmë të plota emocionet e tij, që të krijojmë një ide më të qartë se çfarë ka humbur opozita:

“Dje ishte hera e parë që unë mora pjesë në një takim që u zhvillua me shtabin elektoral të PD të Qarkut të Tiranës ku dhe unë jam kandidat për deputet i kësaj force politike. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte mënyra se si drejtohej mbledhja nga lideri i kësaj force, Sali Berisha. Në këtë takim pashë që Kryeministri ishte i dashur me të gjithë, i trajtonte të gjithë njëlloj dhe në mënyrë të barabartë. Më e rëndësishmja dhe kryesorja ishte se të gjithë pjesëmarrësit ishin të lirshëm të shprehnin mendimet e tyre ashtu siç i ndjenin. Ndryshe nga takimet e zhvilluara tek PS, ku flet vetëm lideri dhe gjithë të tjerët nuk ndjehen të lire të shprehin mendimet e tyre se ndryshe penalizohen si të padëshiruar nga kryetari…”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :