Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

AP dënon përgjimet telefonike nga SHBA

AP-pergjimet

Associated Press e ka përshkruar sekuestrimin e fshehtë të përgjimeve telefonike të gazetarëve të saj si një “ndërhyrje masive dhe të paprecedent”. 

Shefi ekzekutiv, Gary Pruitt, tha se AP-së iu bë e ditur të premten se, Departamenti i Drejtësisë kishte mbledhur përgjimet e telefonatave dalëse të më shumë se 20 linjave telefonike.

Pruitt tha se “nuk mund të ketë asnjë justifikim të mundshëm për një ndërhyrje kaq të imtësishme”. Ndërkohë, departamenti i drejtësisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për sekuestrimin.

Gjithsesi, zyrtarë kishin thënë më herët se zyra e Prokurorisë amerikane, në Distriktin e Kolumbias, po kryente një hetim kriminal në lidhje me informacionet e zotëruara në një ngjarje të publikuar nga AP, vitin e kaluar.

I publikuar në maj 2012, artikulli ishte rreth operacioneve të CIA-s në Jemen, i cili zmbrapsi një komplot të al-Qaeda-s për të hedhur në erë një aeroplan amerikan. Ngjarja ishte shqetësuese për qeverinë, pasi erdhi vetëm pak kohë pasi ajo kishte informuar publikun se nuk kishte asnjë informacion për një sulm të tillë të planifikuar, bëri të ditur korrespondenti i BBC nga Washington-i.

Përgjimet e numrave të telefonit për 5 reporterë dhe një redaktor, të cilët u përfshinë në historinë e AP, ishin mes atyre të marra në prill dhe maj 2012. AP tha se sekuestrimi i përgjimeve të numrave të përgjithshme të centralit dhe linjës së faksit në zyrat e saj në New York, Hartford, Connecticut, Washington dhe në Dhomën e Përfaqësuesve ka qenë jo i zakonshëm dhe jashtëzakonisht i paprecedent.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim të mundshëm për një përgjim kaq të brendshëm të komunikimeve telefonike për AP dhe reporterëve të tij”, shkroi Pruitt në një letër për Eric Holder, Prokuror i Përgjithshëm në Amerikë.

“Këto përgjime do të zbulojnë komunikime potenciale me burime konfidenciale të të gjitha aktiviteteve për mbledhjen e fakteve të ndërmarra nga AP, gjatë një periudhe 2 mujore, do të sigurojnë një hartë rrugore për operacionet faktmbledhëse të AP dhe të zbulojnë informacione në lidhje me aktivitetet tona, të cilat qeveria nuk ka asnjë të drejtë të përfytyrueshme për t’i ditur”.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :