Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Aneta tregon djalin në adoleshencë: Edi është këmbëngulës

Aneta-Rama-300x184

Nëna e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, Aneta, në videon e fushatës në pasazhe të ndryshme flet për këmbënguljen e të birit për të arritur qëllimin që i vë vetes. Përmes një tregimi nga koha kur ishte në Liceun Artistik të Tiranës, Aneta risolli një pjesëz nga jeta e Edi Ramës. “Ka qenë adoleshent në Liceun Artistik. Të dielën, që ishte dita e pushimit, që në mëngjes merrte bojërat, kavalocën dhe ikte nga Liqeni. Atë ditë duke pikturuar e zë një shi i madh dhe Edi për të mbaruar deri në fund pikturën, mbronte pikturën me çadër dhe vetë ishte bërë ujë. Një i njohuri jonë, që kthehej nga ajo rrugë, e shikon dhe e pyet se çfarë bën në këtë shi? S’ka gjë, dua ta mbaroj këtë pikturë!, iu përgjigj Edi. Është këmbëngulës në punën e vet. U shkon gjërave deri në fund. Edi ka forcën dhe vullnetin që ta çojë këtë vend përpara”, tregoi nëna e Edi Ramës. Ajo shprehu keqardhje për ata që e sulmojnë se ai kërkon një karrige pushteti. “Edi është shumë këmbëngulës. Ai do që ky vend të bëhet. Është shumë i ndjeshëm. Edi është djalë që do dëshironte çdo nënë ta kishte. Mua më vjen keq kur thonë se Edi Rama gjithë këtë luftë e bën për karrige. Të qenurit lider i shërben për të realizuar të gjithë vizionin, të gjithë forcën, të gjithë nevojën që ka ky vend për t’u bërë me standarde dhe për të jetuar me dinjitet”, shprehet në videon e fushatës së Edi Ramës nëna e tij, Aneta. Ajo ka qenë vazhdimisht mbështetje në të gjitha fushatat elektorale të djalit të saj, por dhe në momentet e vështira kur Edi Ramës i është atakuar familja.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :