Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Ambasada amerikane ia pret vrullin Berishës: S’ka liberalizim vizash me SHBA-të

ambasada-amerikaneee

Ambasada amerikane në një deklaratë për mediat duket se ia ka prerë vrullin kryeministrit Sali Berisha, i cili një ditë më parë premtoi liberalizmin e vizave me SHBA-të.

Deklarata e ambasadës amerikane është mjaft e qartë ku tregon se vendi ynë nuk përfiton dot liberalizmin e vizave me SHBA-të, për shkak se nuk përmbush një tërësi rregullash. Por kryeministri nga ana tjetër është gati të propagandojë me çdo gjë për t’i mbushur mendjen qytetarëve shqiptarë për ta votuar.

“Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) sanksionohet me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statusore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VËP. Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 për qind”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Ndërsa dje nga Durrësi i ka premtuar shqiptarëve se në 4 vitet e ardhshme qeveria e tij do të liberalizojë vizat me Amerikën.

“Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do të heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do të lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne na besojnë. Ne jemi seriozë. Ne u besojmë juve, mundit, djersës, aspiratave, vlerave e idealeve tuaja. Asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :