Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

Alonso triumfon në Çmimin e Madh të Spanjës

Alonso-300x158

BARCELONE- Çmimi i Madh i Barcelonës i dominua këtë fundjavë nga Fernando Alonso, i cili regjistroi fitoren e dytë në këtë sezon të Formula 1.Alonso me Ferrarin e tij bënë një paraqitje mbresëlënëse në këtë garë, duke patur parasysh që spanjolli e nis garën nga vendi i pestë. Piloi i Ferrarit pas podiumit të kësaj fundjave ngjitet në kuotën e 72 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë. Ferrari bëri një paraqitje mjaft të mirë, pasi edhe Felipe Massa arriti të kapte podiumin me anë të vendit të tretë. Kimi Raikkonen me Lotus, bëri sërish një paraqitje të mirë duke zënë vendin e dytë.

Vettel dhe Webber, pilotë të makinave Rdbull nuk shkuan më shumë se vendi i katër dhe i pestë.  Nico Rosberg që e nisi garën i pari, nuk pati mundësi ta mbyllte në të njëjtin pozicion, në fund ai shkoi deri tek vendi i 6-të. Zhgënjyes ishte edhe Luis Hamilton.

Renditja e përgjithshme e pilotëve; Vettel me 89 pikë në vendin e parë, ndjekur nga Raikonën në vendin e dytë me 85 pikë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :