Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Aleatët e PS, akoma në pritje të negociatave për ndarjen e ‘tortës’

Aleatet e PSAleatët e koalicionit fitues “Rilindja shqiptare” mbeten në pritje të zbatimit të marrëveshjes parazgjedhore me PS për ndarjen e pushtetit, raporton e përditshmja Panorama.Ende nuk ka një sinjal nga ana e kryesocialistit për një takim me aleatët e tij Milo, Gjinushi, Dule, Koçi, Frroku etj.
Mësohet se zbatimi i marrëveshjes së Ramës me aleatët të realizohet pas betimit dhe dekretimit të qeverisë së re. Marrëveshja parazgjedhore e nënshkruar mes Edi Ramës dhe 35 kryetarëve të partive aleate shpërndan 41 drejtori në të gjithë vendin.
Sipas marrëveshjes, ato parti që kanë marrë nga 500 deri në 1 mijë vota në qark, kanë të drejtë të kërkojnë përfaqësim në qeverisjen lokale. Bazuar në votat e marra më 23 qershor, janë 16 parti që kanë të drejtë t’i kërkojnë Edi Ramës përfaqësim të tyre në ato qarqe ku numri i votave përputhet me kushtet e marrëveshjes.
Por aleatët e PS-së që kanë marrë mbi 5 mijë vota, kërkojnë një post zv.ministri nga Edi Rama. Janë Vangjel Dule, Mark Frroku, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Artur Dojaka e Petro Koçi, që kanë marrë mbi 6 mijë vota e që pretendojnë të paktën një post zv.ministri.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :