Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Akuzat ndaj djalit të Berishës, gjobitet Balla: Gjykata, aneks i punëve të pista të Kryeministrit

taulant-balla-dhe-shkelzen-berisha-300x176

TIRANE- Një aneks të kuzhinës së punëve të pista të Sali Berishës e quajti sot Gjykatën e Tiranës, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Reagimi erdhi pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, për ta gjobitur atë me 2 milionë lekë pas akuzave në adresë së vajzës së kreut të qeverisë, Argita Malltezi. Djali i Kryeministrit Berisha kishte depozituar në Gjykatë një padi për shpifje ndaj deputetit socialist.

“Pas një procesi gjyqësor tërësisht qesharak, ku gjyqtari prej ditës së parë u pozicionua qartë si një avokat i Shkëlzen Berishës, sot ky gjyqtar, Ridvan Hado, vendosi të vlerësojë se shqetësimet mendore të djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, të shkaktuara nga akuzat e mia për korrupsion dhe pasurim të paligjshëm kushtokan 2 milionë lekë.”- thuhet në deklaratën e Ballës.

Sipas Ballës, “gjyqtar i keqpërdorur në rastin e dënimeve qesharake për tragjedinë e Gërdecit, megjithëse i bindur në vërtetësinë e provave të paraqitura për pasurimin e paligjshëm të djalit të Kryeministrit, la të kuptohej se kreu edhe këtë shërbim me qëllim marrjen në konsideratë të kërkesës së tij nga babai i Shkëlzenit për një vend të lakmuar në Gjykatën e Apelit apo të Lartë.”

Ridvan Hado, vijon Balla,  i dha qartë provat e besnikërisë, tani pret gradimin nga babai i Shkëlzenit.

Pavarësisht nga ky vendim, Balla shprehet se nuk tërhiqet nga akuzat e bëra publike, duke theksuar se pas 23 qershorit me të ardhur në pushtet do ti zbardhin të gjitha të vërtetat e pasurimit të tyre të paligjshëm.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :