Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Akuzat e ish-kreut të PS, Ruçi: S’e kam betejën me Nanon. Heshtin Fino e Majko

Gramoz-Ruçi1

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe disa prej politikanëve të vjetër të PS-së, si Majko dhe Fino, janë quajtur nga ish-lideri i PS-së, Fatos Nano, si kufoma politike. Gramoz Ruçi, i kontaktuar nga “Panorama” për këtë akuzë të Fatos Nanos, ka shmangur komentet duke thënë se betejën e tij politike e ka me Kryeministrin Sali Berisha dhe jo me ish-kryetarin Fatos Nano. “Nuk e kam lexuar atë që ka thënë Fatos Nano. Unë betejën e kam me Saliun dhe jo me Fatos Nanon, apo me të tjerë”, u shpreh dje kreu i Grupit të deputetëve socialistë, aktualisht kryesuesi i listës së qarkut të Fierit.

Ndërkohë që “Panorama” tentoi të kontaktojë edhe socialistët Pandeli Majko dhe Bashkim Fino, por asnjëri nuk pranoi të flasë për këtë çështje. Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, dy ditë më parë, në një intervistë për “Panorama”, tha se disa prej figurave të PS-së sillen si kufoma politike që pranojnë të gëlltisin gjithçka nga vendimet e kryesocialistit Rama.

“Ka një dallim si nata me ditën. Kini parasysh që lista dhe mbledhja që miratonte listat përfundimtare të kandidatëve të PS deri në 2005-n ishin një produkt i njohur publik dhe mbledhja ishte formale. Pra, nuk bëhej një mbledhje që lidhej me oreksin tim personal, apo të Kryesisë dhe nuk kishte as drama si këto, me pasoja që lidhen me këtë teknologji të hiles së orës së fundit.

Edhe emra me përvojë politike 20- vjeçare, që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si kufoma politike, që gëlltisin pilula të helmatisura që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor, kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje”, u shpreh Nano.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :